Lulelakër furre me krem qumështi dhe djathë

Lulelakër furre me krem qumështi dhe djathë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 Koha e gatimit: 25 minuta

Nëse mendoni se lulelakra është një perime "e mërzitshme", provoni t'i shtoni këtë kremin dhe e sigurt që do të lëpini gishtat!

Ingredientët

  • 1 lulelakër
  • kripë, piper
  • vaj ulliri
  • Për kremin:
  • 1 lugë çaji miell
  • 1 gotë qumësht
  • 35 gram djathë parmixhano të grirë imët
  • 30 gram djathë gorgonzola në copa të vogla
  • 1/2 lugë kafe arrë moskat

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni për të zierë lulelakrën përreth 5-6 minuta.

2

Më pas e hiqni, e vendosni në një tavë dhe e spërkasni sipër me pak kripë, piper dhe vaj ulliri.

3

E vendosni në furrë të piqet për 15 minuta.

4

Ndërkohë në një tigan të nxehur shtoni qumështin, më pas miellin dhe e përzieni vazhdimisht.

5

Shtoni djathin dhe vazhdoni ta përzieni derisa masa të trashet. I shtoni edhe pak arrë moskat.

6

E hiqni nga zjarri. Tani nxirrni lulelakrën dhe i shtoni sipër kremin që përgatitët.

7

E fusni në furrë edhe për 10 minuta të tjera lulelakrën, shërbejeni të ngrohtë dhe shijojeni!

Lini një koment