Vezë, bacon dhe djathë, një trio e shkëlqyer për disa muffins të shpejtë!

Vezë, bacon dhe djathë, një trio e shkëlqyer për disa muffins të shpejtë!

Persona: 12
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Pak kosto, pak kohë, pak dëshirë! Kaq mjafton për këtë recetë që duhet ta provoni sa më parë.

Ingredientët

  • 12 shirita të hollë bacon
  • 1 gotë miell
  • 1 petë e gatshme sfoliatë
  • 1 filxhan me djathë të grirë çedar
  • 8 vezë të mëdha
  • ¼ filxhan qumësht
  • Pak majdanoz të freskët të grimcuar

Udhëzimet

1

Në një tigan që nuk ngjit, skuqni pa yndyrë baconin. E lini për 3-4 minuta dhe më pas e hiqni.

2

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

3

Në tavolinën e punës, shpërhapni miellin.

4

Hapni petën sfoliatë dhe e prisni në mënyrë të barabartë në katrorë të vegjël.

5

Vendosni nga copë tek secila hapësirë e tavës për muffins. Shtypeni pak me dorë sepse duhet të lini vend për mbushjen.

6

Vendosni nga një shirit bacon.

7

Ndërkohë në një enë të vogël përzieni vezët, qumështin, pak kripë dhe piper.

8

Tani i mbushni format me masën që sapo përgatitët.

9

I vendosni në fund edhe pak djathë çedar të grirë imët.

10

I fusni në furrë për 18-22 minuta derisa ta shikoni që peta ka marrë një ngjyrë kafe të artë.

11

I hiqni më pas mbushjet nga forma dhe i lini të ftohen rreth 5 minuta. I spërkasni pak vezët sipër me majdanoz dhe koha për t’i ngrënë erdhi!

Lini një koment