Shpëtoni nga lëkura e irrituar dhe e skuqur, falë maskës me kanellë!

Stresi, pluhurat e ditës, por edhe produktet kozmetike shpesh e skuqin dhe irritojnë lëkurën tonë.

Në rast se edhe ju vuani shpesh nga diçka e tillë, hidhini një sy maskës natyrale që ju vjen në ndihmë për të tilla problematika.

Është e lehtë për t’u përgatitur dhe me gjasa të gjithë përbërësit ndodhen në dollapin e kuzhinës suaj.

Do ju duhet: 

  • 1 lugë çaji mjaltë
  • 1 lugë çaji arrë myshku
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 lugë gjelle pluhur kanelle

Udhëzime:

  • Përzieni të gjithë përbërësit në një enë.
  • Aplikojeni  maskën në fytyrë. E lini të veprojë për 15 minuta.
  • Më pas e lani fytyrën me ujë të bollshëm, e fshini me një peshqir të pastër dhe aplikoni një krem hidratues.
  • Masazhojeni pak fytyrën duke bërë disa lëvizje rrethore me majat e gishtave./neps.al 

Lini një koment