Ndalemi pak tek kura e njohur me vitaminë A
Vitamina A përmirëson shenjat e strijave të hershme dhe e bën lëkurën tuaj të butë dhe më të re. Vitamina A mund të konsumohet si shtojcë, por është gjithashtu e pranishme në fruta dhe perime të gjelbra dhe të verdha, si edhe tek karrota, veza, peshku, produktet e qumështit dhe mëlçia.

Si ta përdorni?
- Në një gotë me ujë tresni 2 kapsura me vitaminë A
- Formoni një pastë homogjene dhe aplikojeni mbi zonën e strijave, duke e masazhuar me lëvizje rrethore.
- E lini të veprojë të paktën 5 minuta.
- Sugjerohet ta përsërisni 2-3 herë në javë këtë metodë.
Metoda e dytë:
Me vitaminë C

Vitamina C që gjendet tek limoni nxit zhvillimin e kolagjenit, duke e bërë lëkurën tuaj më elastike. Lëngu i limonit është gjithashtu acid natyral dhe për këtë arsye, largon qelizat e vdekura të lëkurës. Është efektive në ndriçimin e ngjyrës së shenjave të strijave dhe përshpejton procesin e zhdukjes së tyre.
Si ta përdorni?
- Fërkoni me lëng limoni zonat e lëkurës suaj të prekur nga strijat.
- Lëreni për rreth 10 minuta.
- Pastaj lajeni atë me ujë të ngrohtë.

Këto janë dy metoda të thjeshta, e praktike të cilat dukshëm do të zbusin ngjyrën e kuqe të theksuar të strijave./neps.al
Lini një koment