Sallatë e veçantë me spinaq, kos dhe hudhra

Sallatë e veçantë me spinaq, kos dhe hudhra

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Nëse i keni qejf sallatat me spinaq, atëherë me siguri do ta adhuroni këtë recetë të thjeshtë, të shëndetshme, e të shijshme. Hudhrat i shtojnë jo vetëm shijen, por edhe vlerat nutricionale.

Ingredientët

  • 250-300 gram spinaq
  • 1 qepë me me madhësi mesatare
  • 2 lugë gjelle vaj
  • Për salcën: 400 ml kos, 2 thelpi hudhra, kripë
  • Vaj luledielli
  • Piper të kuq

Udhëzimet

1

Lani mirë spinaqin dhe e lini të thahet.

2

Në një tigan me vaj luledielli, skuqni qepën e grirë imët, më pas shtoni spinaqin dhe sapo t’i bjerë volumi shtoni pak kripë.

3

Më pas e hiqni nga tigani dhe e kaloni në një enë të madhe.

4

Ndërkohë në një enë tjetër bashkoni kosin, hudhrat e grira imët, kripën. I trazoni mirë.

5

Shtoni spinaqin dhe i përzieni mirë, derisa të gjithë përbërësit të kombinohen.

6

Ndërkohë në një tigan skuqni pak vaj me një lugë gjelle piper të kuq. Sapo të krijohet një salcë e hiqni nga zjarri dhe ia shtoni sipër sallatës me spinaq.

7

Sipas dëshirës mund t’i shtoni sallatës në fund edhe djathë çedar. Ju bëftë mirë!

Lini një koment