Kjo tavë me pulë është ajo çka ju kishte munguar prej kohësh!
1 pulë ( e ndarë pjesë për pjesë)
1 lugë gjelle vaj ulliri
3-4 thelpi hudhër
1 filxhan me domate qershi të prera përgjysmë
2 filxhanë me spinaq të copëtuar
1/3 filxhan me djathë parmixhano të grirë
1 lugë gjelle borzilok i grimcuar
1 filxhan me krem pana
Kripë, piper për shije
1.Në një tenxhere me ujë e kripë, vendosni për të zierë pulën. 2.Pas gati 10 minutash e hiqni dhe e skuqni për 5 minuta, në një tigan me vaj ulliri. 3.Shtoni hudhrat, borzilokun, panën dhe e lini të marrë një valë. Shtoni edhe një gotë nga lëngu që zietë pulën. 4.Kur masa të jetë trashur disi, shtoni domatet, djathin parmixhano dhe spinaqin. 5.I përzieni mirë të gjitha bashkë. 6.Pas gati 5 minutash, e spërkasni masën me kripë dhe piper të freskët. 7.Shërbejeni të ngrohtë!
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Lini një koment