Receta me 3 përbërës për ta gatuar salmonin si një amvisë e vërtetë

3 fileto salmoni
25 gram qepë të njoma të grira imët
130 gram salcë pikante (prej domateje)

1.Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2.Në një enë qelqi vendosni salmonin, i shtoni salcën pikante, qepën e njomë. I përzieni mirë me duar në mënyrë që salmoni të marinohet siç duhet.

3.Kaq e thjeshtë ishte. Tani vendoseni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

4.E fusni në furrë për 12-15 minuta dhe shijojeni!

Lini një koment