Muffins të shijshëm me çokollatë dhe boronica (pa miell)

Muffins të shijshëm me çokollatë dhe boronica (pa miell)

Persona: 12
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Praktike kurdoherë që ju shkon mendja. Marrin vetëm pak minuta kohë dhe mbi të gjitha nuk duan miell.

Ingredientët

  • 9 banane
  • 360 gram gjalpë
  • 60 gram kakao pluhur e hidhur
  • 150 gram boronica
  • 1 lugë çaji sodë pjekjeje

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 180 gradë celsius.

2

Në një tas shtypni bananet e qeruara me një pirun. Shtoni gjalpin, sodën dhe i përzieni mirë.

3

Ndajeni masën në dy enë dhe tek njëra prej tyre shtoni kakaon. Tek tasi tjetër shtoni boronicat dhe i përzieni mirë.

4

Tani merrni tavën specifike për muffins dhe e mbushni ½ me masën e njërit tas dhe ½ që mbetet me masën tjetër.

5

E fusni në furrë për 18-20 minuta dhe i lini pak të ftohen para se t’i shijoni. Nëse dëshironi mund t'i shtoni sipër pak sheqer pluhur.

Lini një koment