5 gabimet që amvisat bëjnë më shpesh në larjen e enëve
Pasi kemi ngrënë një drekë të mirë, na duhet të lajmë një mal me enë.
Ndonjëherë nga lodhja apo përtesa, gjatë larjes së tyre harrojmë që bëjmë disa gabime të rëndomta e që duhet t’i shmangim sa më parë.
Cilat janë ato?
Hidhuni një sy pikave më poshtë:
Përdorni një sfungjer të pistë
Përpiquni të mbani sfungjerin sa më të pastër që të jetë e mundur duke i larë me sapun antibakterial pas çdo përdorimi dhe duke i vënë ato në vende të thata. Përdorni sfungjer më vete për gotat, pjatat dhe tenxheret.
I lini më shumë seç duhet në pjatalarëse
Mbingarkesa në pjatalarëse do të thotë se makina nuk është në gjendje të kryejë siç duhet punën e vet, duke çuar në enë të papastërta dhe mbetje të mbetura të sapunit.
Lani enët në një lavaman të pistë
Kurrë mos filloni të lani enët nëse më përpara, nuk keni pastruar lavamanin.
Përdorni shumë detergjent enësh
Uji duhet të jetë shumë i bollshëm për të larë enët, në të kundërt toksinat e rrezikshme, ndikojnë në organizmin tuaj për keq.
Nuk i shpëlani enët në fillim
Është normale që të keni grimca ushqimesh në pjatë, por nuk është normale që t’i vendosni direkt në pjatalarëse, pa i shpëlarë në fillim me ujë.
Marrja më e lartë e energjisë dhe ngarkesa e glicemisë në mëngjesin e vonë shoqërohen me një rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 2 tek të rriturit, sipas një studimi të ri të botuar së fundmi në...
Secili ftrut i thatë ka përfitimet e veta shëndetësore—por disa janë në krye kur bëhet fjalë për këtë lëndë ushqyese të ngopshme. Ka shumë gjëra të mrekullueshme për ta—përfshirë faktin që janë një paketë e vogël e mbushur me...
Dieta më e mirë për jetëgjatësi është ajo që përfshin shumë fruta, arra dhe bishtajore, perime dhe drithëra të plota. Ushqimet që duhet të kufizohen ose të shmangen për jetëgjatësi përfshijnë ato të pasura me sheqer të shtuar, yndyrë...
Lini një koment