Ky larës fytyre i bërë vetë, do t’ju sigurojë rezultate fantastike!
Larësin e fytyrës ju mund ta përgatisni vetë! Po, po. Mos u habisni fare. Neps.al ju tregon sot një formulë të thjeshtë për realizimin e tij në kushte shtëpie.
Përdoreni atë çdo mëngjes për të pastruar fytyrën dhe kështu lëkura juaj do të jetë shumë shpejt e pastër dhe e butë!
Çfarë do ju duhet:
2 lugë të sapunit tuaj të preferuar për fytyrën (i lëngët)
2 lugë xhel Aloe Vera
1 lugë gjelle me mjaltë
1 lugë çaji sodë buke
½ gotë me ujë të nxehtë
Çfarë duhet të bëni:
Vendosni sodën në një tas dhe shtoni një lugë çaji me ujë. Përziejeni mirë masën e krijuar dhe vendoseni mënjanë.
Shtoni sapunin dhe e përzieni sërish, pastaj shtoni ujin.
Hidhni xhelin aloe dhe mjaltin.
E përzieni sërish derisa të krijoni një masë homogjene dhe kështu sapo përgatitët larësin e fytyrës suaj!/neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment