Xhinxher dhe kripë, dyshe e përsosur për të zbardhur dhëmbët në kushte shtëpie!
A e dini se në botë shpenzohen diku tek 3 miliardë dollarë vetëm për të zbardhur dhëmbët? Këto shërbime kanë një kosto të lartë dhe për rezultate më të mira tek dhëmbët, duhen përsëritur herë pas here.
Nga ana tjetër harrojmë, që në shtëpi kemi disa produkte që na ndihmojnë më së miri për një buzëqeshje hollivudiane.
Ja një truk që Neps.al e ndan më poshtë me ju:
Çfarë ju duhet:
1 copë e vogël xhinxheri (diku tek 1 cm)
¼ lugë çaji me kripë
½ lëng limoni
Çfarë duhet të bëni:
Grini imët xhinxherin dhe e kaloni në një enë të vogël.
I shtoni kripën dhe lëngun e limonit.
Pasi i keni përzierë të gjitha bashkë, vendoseni masën tek furça e dhëmbëve dhe fërkoni me të dhëmbët përreth 1 minutë.
Në fund e shpëlani gojën me ujë të ftohtë të bollshëm.
Aplikimi i kësaj metode 1 herë në ditë, do ju japë shumë shpejt rezultatet e para në zbardhimin e tyre./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment