E freskët, e shijshme dhe praktike në përgatitje! Fjala është për sallatën kineze

E freskët, e shijshme dhe praktike në përgatitje! Fjala është për sallatën kineze

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Mos u trembni nga fjala kineze, pasi përbërësit i gjeni kudo, edhe në marketin tuaj më të afërt!

Ingredientët

  • 1 fileto pule ( e ndarë në shirita të hollë e të vegjël)
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 3 gjethe lakër jeshile (nga ajo lakra me gjethe të holla, specifike për sallatë)
  • 3 gjethe lakër e kuqe
  • 1 kastravec mesatar,i prerë në copa të vogla
  • 1/3 filxhan me bajame ( të ndara përgjysmë)
  • 1 filxhan me noodles
  • 1-2 mandarina (mundësisht mandarina kineze)
  • 2 qepë të njoma të grira hollë (pjesa e bardhe+ajo jeshile)
  • Për salcën:
  • 3 lugë gjelle vaj susami
  • ¼ filxhan me uthull
  • 2 lugë çaji me salcë soje
  • ¼ filxhan me vaj luledielli
  • 2 lugë gjelle me sheqer
  • 1 lugë çaji me kripë
  • ¼ lugë çaji me piper të freskët pluhur

Udhëzimet

1

Shiritat e pulës duhet t’i skuqni në një tigan që nuk ngjit me vaj ulliri. I shtoni shumë pak kripë.

2

Në një tas kombinoni të gjithë përbërësit e sallatës dhe i përzieni mirë. Gjethet e lakrës i grini në shirita sa më të hollë.

3

Ndërkohë në një tas tjetër bashkoni të gjithë përbërësit e salcës dhe i trazoni mirë.

4

Në fund ia shtoni sipër sallatës. Ju bëftë mirë!

5

Lini një koment