Cilat janë ushqimet më të mira për të nisur ditën tuaj?
Neps.al ju sjell më poshtë 6 sugjerime dhe 6 arsye bindëse njëkohësisht:
Vezë
Vezët janë të pasura në proteina dhe një sërë elementësh të tjerë të rëndësishëm. Ato gjithashtu ju ngopin dhe ju ndihmojnë kështu që të merrni më pak kalori.
Frutat e thata
Të shoqëruara me kos, tërshërë ose edhe qumësht, ato ndihmojnë në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak dhe reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Bananet
Përmbajnë potasium, një elektrolit që ul presionin e gjakut natyralisht. Bananet janë një zgjedhje e mirë veçanërisht për personat që vuajnë nga hipertensioni.
Kanella
Antioksidantët që ka kanella, kanë veti antiinflamatore, çka ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Limoni
Uji me limon s’do të ishte keq për mëngjes. Limonët janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C, kalciumit, magnezit dhe potasiumit.
Shtrydhni ½ e limonit në 750 ml ujë, për një pjesë të mëngjesit tuaj të shkëlqyer.
Avokado
I pasur me yndyrna të shëndetshme dhe fibra, ky frut i shijshëm është një zgjedhje vërtet e mençur për mëngjes. Fantastike për t’u vendosur në krye të tostit tuaj me ose pa vezë./neps.al
Lini një koment