Si të ndalosh dhimbjen e veshit, falë vajit të ullirit!
Edhe pse nuk ka një studim shkencor që e mbështet këtë, vaji i ullirit njihet për një kohë të gjatë si një ilaç efektiv popullor kur vjen puna tek dhimbja e veshit.
Përbërja e vajit të ullirit dhe cilësia e tij ndihmojnë për të zvogëluar dhimbjen e shkaktuar nga akumulimi i dyllit. Aplikimi i drejtpërdrejtë i vajit, mund të zbusë dhe të eliminojë tepricat e dyllit.
Akademia Amerikane e Pediatrisë thekson se aplikimi i disa pikave të ngrohta të vajit të ullirit në vesh ka efekte anti-inflamatore që mund të zvogëlojnë dhimbjen.
Mos harroni se edhe xhenxhefili mund të ndihmojë në zvogëlimin e dhimbjes falë vetive të tij duke qenë se është antimikrobik dhe antifungal. Thjesht aplikoni lëng xhenxhefili të ngrohtë rreth kanalit të jashtëm të veshit, pa e vendosur direkt në vesh.
Kur vjen puna tek fëmijët janë disa që duhet të keni parasysh, për të parandaluar infeksionin e veshit:
Duhet t’i vaksinoni
Kujdesuni që t’i lajnë sa më shpesh duart
Mos i ekspozoni fëmijët në ambiente me tym duhani ose lëndësh të tjera të dëmshme.
Shmagni kontaktin e fëmijëve me njërëz të sëmurë
Kujdes! Mbani parasysh se këto ilaçe e këshilla nuk zëvendësojnë konsultën me mjekun. Konsultohuni me një mjek përpara se të aplikoni ndonjë prej këtyre mjeteve pasi kanali i veshit është shumë i ndjeshëm dhe futja e çdo substance në të mund të shkaktojë alergji ose të përkeqësojë gjendjen e tij.
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Luleshtrydhet prishen shpejt, por me këtë truk të thjeshtë mund t’i mbani të freskëta për disa ditë më shumë: 1️⃣ Shpëlajini me uthull të holluar – Përzieni 1 filxhan uthull molle ose të bardhë me 3 filxhanë ujë dhe...
Nëse nuk keni një ndarës vezësh, ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë: 1️⃣ Metoda e shishes plastike – Thyejeni vezën në një tas. Merrni një shishe plastike bosh, shtrydheni pak dhe vendoseni grykën mbi të verdhën. Lëshoni shtrëngimin...
Lini një koment