Kek i shijshëm shtëpie me boronica

3 gota miell
1 ½ filxhan me boronica
1 filxhan me qumësht
2 filxhanë sheqer
½ lëkurë limoni e grirë (opsionale)
2 lugë gjelle miell për të tharë boronicat
5 kokrra vezë
¼ lugë gjellë me kripë
2 lugë gjelle ekstrakt vaniljeje
1 filxhan me vaj luledielli
2 lugë çaji me pluhur pjekës

1.Në një tas të madh bashkoni vezët me sheqerin dhe i rrihni me një mikser elektrik në shpejtësi të madhe.

2.Gradualisht shtoni vajin, qumështin, vaniljen dhe lëkurën e limonit. I miksoni sërish për 1 minutë.

3.Shtoni miellin, kripën dhe pluhurin pjekës. Vazhdoni përzieni gjithçka edhe për dy minuta të tjera. Në fund e fikni mikserin.

4.Në një tas tjetër bashkoni boronicat me 2 lugë gjelle miell. I përzieni mirë.

5.Merrni tasin e kekut dhe shtroni në të masën që përgatitët më parë. Në fund shtoni në sipërfaqe boronicat.

6.Tani e fusni kekun në furrë për 200 gradë në 40-45 minuta.

7.Sapo keku të jetë bërë, e lini të ftohet në temperaturën e dhomës dhe më pas shijojeni!

Lini një koment