Përse mielli dhe kafeja në dysheme nuk duhen pastruar me fshesë korenti
Të pastruarit e gjërave me fshesë korenti ndonjëherë tingëllon të jetë si zgjidhja më e mirë e më efikase. Në fakt nuk është krejtësisht kështu. Ndonjëherë mirë e bukur, fshesa e korentit mund të pushojë së funksionuari. Dhe kjo sigurisht sepse ka përthithur gjëra që nuk duhej.
Sot do të ndalemi konkretisht tek 3 lloje ushqimesh, që mund të gjenden në dyshemenë e kuzhinës suaj.
Të tilla si kafeja dhe kakao
Nëse përdorni fshesën e korentit për të pastruar vendin nga këto produkte, atëherë rrezikoni të nxisni rritjen e mykut në koshin e fshesës. Grimcat e vogla të kafesë apo kakaos ngjiten me shpejtësi në pjesët e brendshme të vakumit dhe pastrimi i tyre bëhet gati i pamundur. Ato mund të bllokojnë gjithashtu edhe filtrat, futen brenda motorrit dhe madje e çaktivizojnë atë.
Mielli
Kur pastroni miellin e rënë përtokë me fshesë korenti, kini kujdes me sasinë. Një sasi e vogël nuk e dëmton pajisjen. Ama një sasi e madhe do të bllokojë tërësisht filtrat e paisjes dhe do ta nxjerrë jashtë funksionit për një kohë të gjatë./neps.al
A e dini se gocat e detit, këto krijesa të vogla që shumë prej nesh i shijojnë në një pjatë të freskët me limon, fshehin një sekret vërtet të pazakontë? Përtej shijes së tyre unike dhe reputacionit si afrodisiak,...
Mbrëmjet me miq të shumtë në shtëpi janë gjithnjë një kënaqësi e madhe falë argëtimit e kujtimeve që mbeten, veçanërisht kur ka humor e biseda të këndshme. Por organizimi i saj mund të kthehet në një mundim të jashtëzakonshëm...
Për të përgatitur bazën, përzieni 50 g miell me 50 g ujë të vakët në një kavanoz ose, akoma më mirë, një enë plastike. Sigurohuni që i gjithë mielli të jetë përfshirë dhe lëreni gjysmë të pambuluar në temperaturën...
Lini një koment