Spray me limon dhe uthull për të bërë xixë tavolinën tuaj

Tavolina prej druri, ku ne zgjedhin të gatuajmë herë pas herë, duhet pastruar me kujdes. Aty grumbullohen një pjesë e madhe papastërtish prandaj nuk duhet neglizhuar.

Për të mos përdorur kimikate aty ku përgatisim ushqimin që do të hamë, le të shfrytëzojmë dy përbërës që të gjithë i keni në kuzhinë.

Bëhet fjalë për limonin dhe uthullën.

Ju duhet konkretisht:

  • Lëngu i 1 një limoni
  • 1 filxhan çaji uthull

Udhëzime:

  • I bashkoni të dyja në një shishe spray dhe e aplikoni tek dërrasa e punës.
  • E fshini me një leckë mikrofibër ose në pamundësi me një pecetë kuzhinë.
  • Ky spray natyral do të largojë papastërtitë, bakteret, do ta shkëlqejë vendin ku ju gatuani dhe do të largojë gjithashtu edhe aromat e këqia./neps.al 

Lini një koment