1 fetë nga ky kek me portokall ju jep më pak se 100 kcal!

1 fetë nga ky kek me portokall ju jep më pak se 100 kcal!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Çfarë ka më mirë sesa një kek që na jep më pak se 100 kalori për fetë?

Ingredientët

  • 250 gram miell integral
  • 250 gram miell i zakonshëm
  • 1 gotë lëng portokall i shtrydhur
  • 3 vezë
  • 1 pako vanilje
  • 1 pako pluhur pjekës
  • 200 gram sheqer
  • 200 ml vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një enë rrihni vezët me sheqerin. Më pas shtoni miellin, vanilje, pluhurin pjekës.

2

I rrihni mirë me rrahës elektrik.

3

Shtoni lëngun e portokallit, vajin e ullirit dhe i përzieni edhe njëherë.

4

Pasi të keni krijuar një masë homogjene, shtrojeni tek një tavë specifike dhe e fusni në furrë për t'u pjekur.

5

Mjaftojnë 40 minuta në temperaturë 180 gradë.

Lini një koment