Tavë elbasani me mish qengji!

4-6 racione mish qingji
2 lugë gjelle gjalpë
2-3 kokrra vezë
5 gota kos
2 lugë gjelle miell
1.5 lugë gjelle oriz
1/2 lugë kafe piper i kuq
Kripë

1.Fillimisht pastrojmë mishin dhe vendosim copat në tepsi.

2.Vendosim në tepsi pak gjalpë dhe mbi copat e mishit po ashtu. Shtojmë në të pak ujë.

3.E vendosim në furrë derisa mishi të piqet, por jo të thahet. Në tavë, duhet të mbetet pak lëng.

4.Në një tenxhere me pak gjalpë kaurdisim miellin, por jo ti japim ngjyrë.

5.Shtojmë lëngun e mishit, (1 ½ gotë uji), e lëmë në zjarr derisa të marrë valë dhe të na formohet një salcë e trashë.

6.E largojmë nga zjarri, e lëmë t’i bjerë pak temperatura dhe më pas shtojmë kosin, vezët e përziera, kripën dhe i trazojmë bashkë.

7.Në tavë hidhet orizi gjysmë i zier, vendosim copat e mishit dhe shtojmë mbi të kremin e përgatitur me miell dhe kos.

8.Vendosim disa copa të vogla gjalpi, pak piper të kuq, e spërkasim lehtë dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius.

9.Ju bëftë mirë!

Lini një koment