Tagliatelle me fileto pule e domate. Për një shije mesdhetare në tryezat tuaja!

500 gram tagliatelle
300 gram fileto pule
1 tufë borzilok
100 gram domate të thara
1 lugë kafeje piper i ëmbël i kuq
100 gram djathë pecorino i grirë
10 domate qershi
70 ml vaj ulliri
1 qepë e vogël e grirë
4 thelpinj hudhra

1.Pasi kemi pastruar mirë perimet, i presim domatet e freskëta në 4 pjesë, presim hollë domatet e thara, grijmë qepën dhe hudhrat hollë.

2.Në një tenxhere vendosim pastën të ziejë dhe në një tenxhere tjetër fillojmë me përgatitjen e salcës.

3.Vendosim në tenxhere qepën, hudhrat, fileton e pulës të prerë në kube, domatet e thara, dhe i skuqim për pak minuta.

4.Më pas vendosim domatet qershi, piperin e kuq, kripën, piperin dhe borzilokun.

5.Pasi të kenë marrë shijen që ne duam, vendosim pastën në salcë, djathin e grirë, pak vaj ulliri dhe pak lëng nga makaronat e ziera nëse duhet.

Lini një koment