Mushkëritë po ju kërkojnë ndihmë! Ja 5 shenjat paralajmëruese
Ne duhet t’u kushtojmë vëmendje mushkërive dhe shenjave që ato na japin kur diçka nuk është në rregull.
Ja 5 sinjale që duhet t’i merrni më seriozisht:
Dhimbje shpine dhe shpatullash
Edhe pse një simptomë e rrallë, dhimbja e shpinës, shpatullës, apo edhe e gjoksit mund të tregojnë fillimin e kancerit të mushkërive që, nëse zbulohet në fazat e hershme, shërohet. Nëse kjo dhimbje është më e fortë dhe zgjat më shumë se dhimbja e zakonshme e shpinës, ose nëse e përjetoni shpesh, ju këshillojmë të shkoni te mjeku.
2. Kollë e vazhdueshme
Kolla akute dhe nën-akute mund të jenë shenja të kancerit të mushkërive, veçanërisht nëse kombinohen me simptoma të tjera si kolla me gjak.
3. Probleme me frymëmarrjen
Mungesa e frymëmarrjes shkaktohet nga astma ose alergjitë. Nëse edhe ju vuani nga këto, mirë do të ishte të dilnit për një farë kohë nga qyteti ku jetoni, shkoni diku me ajër të freskët ose ushtrohuni nga liqeni.
4. Sytë dhe lëkura e verdhë (verdhëza)
Një tregues i qartë i problemeve të mëlçisë që mund të shkaktohen nga kanceri i mushkërive. Verdhëza është një gjendje që e bën të verdhë lëkurën dhe të bardhën e syrit.
5. Mungesë energjie
Mungesa e gjumit ose stresi mund të jenë shkaqet e lodhjes, por nëse ndiheni shumë shpesh të lodhur, keni kollë dhe s’keni oreks, kjo do të thotë se diçka nuk po shkon me mushkëritë tuaja./neps.al
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment