Si të hiqni në pak sekonda aromën e keqe të hudhrave nga duart
Hudhra është e shijshme dhe i shton një shije fantastike pjatave tuaja të preferuara. Sidoqofte era e saj që na ngelet nëpër duar nuk është diçka edhe aq e këndshme. Ajo mund të qendrojë me orë të tëra edhe pse kemi mbaruar gatimin apo edhe pas herëve të shumta që kemi larë duart me detergjent.
Atëherë si t’ia bëni për ta eliminuar?
Metoda e parë
Fillimisht lani duart me sapun. Sapo t’i keni shkumuar duart, lëreni sapunin mënjanë dhe mbani në duar një lugë gjelle. Fërkoni duart me të në ujë të rrjedhshëm të ftohtë. Materiali i lugës, prej çeliku ose inoksi neutralizon erën e hudhrës në duart tuaja.
Metoda e dytë
Spruconi në duart tuaja lëng limoni. Agrumet si limoni janë të shkëlqyera në neutralizimin e aromave si për shembull të hudhrës. Do ta shikoni që era jo e këndshme do të largohet brenda pak minutave.
Metoda e tretë
Fërkoni duart me kafe.
1 lugë gjelle kafe turke fërkojeni tek pëllëmbët dhe mes gishtërinjve tuaj. E mbani për 2-3 minuta dhe në fund i shpëlani duart me ujë të ngrohtë. Do të shikoni që era e hudhrës, do të jetë zëvendësuar me erën e këndshme të kafesë./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment