Kjo maskë është e përkryer për flokët me yndyrë pasi këto dy përbërës mund të eliminojnë vajin e tepërt nga flokët. Uthulla e mollës dhe limoni do të balancojnë nivelin e pH të flokëve duke eliminuar gjithashtu zbokthin.
Çfarë duhet të bëni?
- Mbushni një të katërtën e gotës me uthull molle dhe në të shtrydhni gjysmë limoni.
- Lëreni për 10 minuta e më pas aplikoni në flokë duke masazhuar skalpin.
- Lëreni maskën për 15 minuta dhe më pas shpëlajini flokët normalisht.

Sugjerohet të përdoret 1 herë në javë.
Kjo maskë trajton ndër të tjerash edhe majat e djegura, flokët e holluara apo rënien e tyre./neps.al
Lini një koment