Si të përgatisni vetë rizoton e shijshme me 4-djathërat:
Përbërësit:
350 gram oriz për rizoto
50 gram djathë kaçkavall deleje
50 gram djathë gorgonxola
50 gram djathë parmixhano ose grana
1-2 lugë pana për kuzhinë
1/2 qepë e vogël
70 gram gjalpë
1 litër lëng perimesh
1 gotë verë të bardhë në temperaturë ambienti
pak piper të zi të sapo bluar
Udhëzime:
Grijmë hollë qepën dhe e përziejmë me gjalpin në zjarr shumë të ulët. Shtojmë orizin dhe e përziejmë derisa kokrrat e orizit ta kenë thithur të gjithë yndyrën.
E shuajmë të gjithë përbërjen me verën e bardhë, shtojmë nxehtësinë dhe presim derisa të avullojë alkooli i verës.
Shtojmë pak e nga pak lëngun e perimeve duke pasur kujdes të mos shtojmë garuzhden e dytë, nëse e para nuk është thithur nga masa e arritur.
Në momentin qe rizoto është drejt përfundimit, shtojmë djathërat e grirë dhe pak pana për ta bërë rizoton më kremoze.
E fikim zjarrin, i vendosim kapakun rizotos dhe e lemë të ftohet për rreth 5 minuta. E shërbejmë të ngrohtë të spërkatur me pak pipër të zi.
Mos harro se rizoton 4 djathërat mund ta shijosh edhe me një klik falë SnapFood.
Zgjidh restorant “Segafredo” dhe vetëm me 350 lekë, porosia do të vijë në pak minuta.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment