Listerina, aleati i mirë i thembrave të buta

Ndonjëherë metodat më të çuditshme, përfundojnë duke qenë më efektivet. Duhet ta provoni. Ju sfidoj!

Bëhet fjalë për listerinën, produktin e famshëm të cilën jemi mësuar ta përdorim zakonisht për aromën e mirë të gojës. Por mesa duket, listerina është shumë efektive edhe në një drejtim tjetër.

Në atë të zbutjes dhe zbardhjes së thembrave tuaja.

Çfarë ju duhet dhe si ta përdorni?

  • 1 filxhan çaji me listerine
  • 1 filxhan me uthull molle
  • 2 filxhanë me ujë të ngrohtë

soak for dry heels

Udhëzime:

  • Të tri përbërësit i bashkoni në një enë të madhe dhe i përzieni mirë. Mbani këmbët tuaja të zhytyra në të për 15 minuta.
  • Ndërkohë përdorni edhe një limë për thembrat tuaja, në mënyrë që të hiqni qelizat e vdekura.
  • Në fund i fshini këmbët me një peshqir të pastër dhe mbani veshur çorape të pastra.
  • Mund të përdorni edhe pak krem hidratues tek thembrat dhe e lini të veprojë gjatë gjithë natës.

soak for dry heels

Lini një koment