Fytyra shumë e thatë? Kjo maskë natyrale është shpëtimi për ju!
Lëkura e thatë mund të jetë shkaku për kruajtjet e shpeshta, për ashpërsime dhe irritime të mëtejshme. Përdorimi i një maske natyrale është një mënyrë e sigurt për të hidratuar lëkurën tuaj dhe për ta zbutur atë së tepërmi.
Nuk bëhet fjalë për opsione të shtrenjta, pasi këtu në Neps.al ju sugjerojmë alternativë të përballueshme nga të gjithë.
Ja një maskë shumë efektive, për ju që keni një fytyrë të thatë.
Maska me avokado
Ju nevojitet:
1 avokado
2 lugë gjelle kos
1 lugë çaji vaj ulliri
1 lugë gjelle mjaltë i lëngshëm
Udhëzime:
Në një enë shtoni tulin e avokados dhe shtypeni mirë me ndihmën e një piruni.
Shtoni më pas kosin, vajin e ullirit dhe mjaltin.
I përzieni mirë dhe aplikojeni maskën me duar tek fytyra.
Masazhojeni me lëvizje rrethore dhe e lini të veprojë për 15 minuta./neps.al
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Recetë totalisht natyrale dhe e thjeshtë për të përgatitur një krem antirrudhë nga duart tuaja. Çfarë duhet të bëni: Merrni një të verdhë veze, dy lugë gjelle kos dhe 1 lugë gjelle lëng limoni. Përziejini mirë dhe lërini në...
Lini një koment