Nga neps. al17 Nëntor, 2021 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 3 minuta
Vuani nga aciditeti i lartë në stomak? Ja ushqimet që duhet të hani dhe ato që duhet të shmangni
Nëse keni rritje të aciditetit gastrik ose sëmundje të refluksit gastroesophageal (GERD), mund të nevojitet te shmangni ushqime dhe pije të caktuara.
Ja çfarë duhet të pini për të ndihmuar në uljen e simptomave:
1. Çajërat bimorë ndihmojnë në përmirësimin e tretjes dhe qetësojnë shumë probleme të stomakut, siç janë gazrat dhe te vjellat. Provoni çaj bimor pa kafeinë si kamomili, jamballi,koper, lule basani sherbejne për të qetësuar simptomat GERD. Jamballi ndihmon në rritjen e veshjes së mukozës së ezofagut, e cila ndihmon në qetësimin e efekteve të aciditetit në stomak.
2. Qumështi mund të qetësojë sfinkterin e poshtëm të ezofagut, i cili mund të uli simptomat e refluksit. Por te disa te tjere i rrit keto simptoma. Nese qumështi i lopës ju qetëson, zgjidhni ato që janë me yndyrë më të ulët.
3. Qumështi me bazë bimore. Për njerëzit që janë intolerantë ndaj laktozës ose thjesht përjetojnë një rritje të simptomave të aciditetit nga qumështi, qumështet me bazë bimore janë një zgjidhje e mirë. Sot, ekzistojnë një shumëllojshmëri e këtyre produkteve në dispozicion, duke përfshirë: qumësht soje, qumësht bajameje, qumështi i lirit, qumësht arrë kokosi
Për shembull, qumështi i bajames ka një përbërje alkaline, e cila mund të ndihmojë në neutralizimin e aciditetit të stomakut dhe në lehtësimin e simptomave të refluksit të acidit. Qumështi i sojës përmban më pak yndyrë sesa shumica e produkteve të qumështit, duke e bërë atë një zgjedhje më të sigurt për njerëzit me GERD.
4. Lëng frutash si:
lëng karote
lëng aloe vera
lëngu i lakrës
smothie me panxhar, shalqi, spinaq, kastravec, spinaq, kale ose dardhë
Për shkak se ushqimet me bazë domate mund të shkaktojnë simptoma të refluksit, shmangia e lëngut të domates gjithashtu mund të zvogëlojë simptomat GERD.
5. Uji. Ndonjëherë zgjidhjet më të thjeshta kanë më shumë kuptim. PH i shumicës së ujit është neutral, ose 7.0, i cili mund të ndihmojë në rritjen e pH që është acid në ezofag. Por mbani mend se edhe uji i tepërt mund të prishë ekuilibrin mineral në trupin tuaj, gjë që do të rritë gjasat për rritje te acidit.
Çfarë duhet të shmangni?
Disa pije mund të përkeqësojnë simptomat e refluksit dhe duhet të shmangen. Shembuj përfshijnë lëngje frutash si limoni, portokalli, mandarina, limoni, rrushi, pije si kafe dhe pije të gazuara, alkooli.
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
3 Mars, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 4 minuta
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment