Supë me thjerrëza

Supë me thjerrëza

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Sa qejf i keni thjerrëzat? Filloni t'i konsumoni edhe në supë duke u bazuar edhe tek kjo recetë...

Ingredientët

  • 1 gotë thjerrëza
  • 1 kokërr qepë
  • 1 karotë
  • 1 degë selino
  • 2 thelpi hudhra
  • 1 patate
  • 1 domate
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • Pak nenexhik
  • Limon
  • Kripë dhe piper

Udhëzimet

1

Shpëlajmë mirë thjerrëzat dhe i lëmë mënjanë.

2

Në një tenxhere të thellë kavardisim qepën në kubikë. Shtojmë karotën të grirë hollë, rrënjën e selinosë, hudhrat, i kavardisim së bashku, shtojmë pataten e prerë hollë.

3

Në një tenxhere më ujë ose me lëng mishi/pule, hedhim perimet dhe thjerrëzat.

4

Vendosim brenda në tenxhere gjysmë limoni të larë mirë dhe i lëmë të ziejnë në temperaturë mesatare për 20 minuta.

5

Më pas i kalojmë në blender duke i kthyer në krem.

6

Në fund shkrijmë pak gjalpë dhe shtojmë në të pak nenexhik. Servirim supën duhe shtuar pak gjalpë në çdo pjatë. Ju bëftë mirë!

Shënime

Receta marrë nga: shqiptarja.com

Lini një koment