6 truke si të ndihesh i ngopur edhe kur je në dietë
Në momentin që ndërprisni marrjen e një sasie kalorish për të cilën ishit mësuar për një kohë të gjatë, trupi do ju sinjalizojë më shpesh se është i uritur.
Pikërisht këtu duhet gjetur balanca dhe mënyra sesi ta përballosh me sukses këtë uri.
Më poshtë ju rendisim 6 truke që do ju vijnë në ndihmë në këtë drejtim:
Proteina Përpiquni të merrni më shumë proteina nga ushqimet. Rekomandohet 20-30 gram për vakt. Ato jo vetëm që do ju ndihmojnë të ndërtoni muskuj, por edhe do ju plotësojnë për një kohë të gjatë.
Rrisni sasinë e perimeve Hani sa më shumë perime. Ato kanë shumë pak kalori dhe prania e tyre nëpër vakte do ju ngopë.
Kafeja Kafeja dhe në përgjithësi pijet e tjera me kafeinë ju japin ndjesinë se jeni të plotësuar. E kush e kishte menduar?
Pini ujë Pini ujë dhe qendroni të hidratuar. Kur jeni të dehidratuar, ju krijohet ideja se ju hahet bukë dhe kështu humbni sensin e masës.
Përtypni cëmcakëz Kjo bën që trupi ynë të mendojë se po përtypim disa kalori!
Relaksohu E fundit, por jo më pak e rëndësishme. Relaksohu! Humbja e peshës merr kohë, sepse nuk ka një ilaç magjik. Puna e fortë, disiplina dhe një pozitivitet, duhet të shoqërohen herë pas herë edhe me një relaks fizik e psikologjik./neps.al
Stresi është një pjesë e pandashme e jetës së përditshme, por kur nuk menaxhohet siç duhet, mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Në këtë artikull, do të zbuloni disa mënyra praktike për të menaxhuar stresin...
Fryrja e stomakut është një problem i zakonshëm që prek shumë njerëz dhe shpesh lidhet me zakone të përditshme ushqimi apo mënyrën e jetesës. Nëse dëshironi të ndiheni më rehat dhe të përmirësoni tretjen tuaj, këto këshilla mund t’ju...
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Lini një koment