Buzëqeshja e përsosur, garantohet me këto 5 ushqime!
Për të pasur dhëmbë të bardhë të shëndetshëm, si objekt zilie për të gjithë duhet një kujdes i vazhdueshëm. Duke filluar me ushqimet që konsumojnë, tek furça e dhëmbëve, pasta dhe kujdesi personal oral.
Kini parasysh të shmangni kafen, pijet me gaz, alkoolin, duhanin dhe sheqerin në tërësi nëse doni të keni dhëmbë të fortë si shkëmbi deri në pleqëri.
Mos harroni ti lani dhëmbët të paktën dy herë në ditë ( në mëngjes e darkë).
Sot këtu në Neps.al do të ndalemi tek 5 ushqime që garantojnë një buzëqeshje të përsosur.
Portokalli Fërkoni dhëmbët me lëkurë portokalli njëjtë si me furçë. Kjo metodë lufton edhe krijimin e gurëzave.
Luleshtrydhe Një pastë e bërë me luleshtrydhe dhe sodë buke është shumë e njohur për zbardhjen natyrale të dhëmbëve. Acidi malik në fruta të ndritshme, vepron si zbardhues.
Brokoli Vlerat e tyre ushqyese veprojnë si një furçe dhëmbësh natyrale. Plus, nivelet e larta të hekurit mund t’ju mbulojnë smaltin, ndihmon në largimin e njollave e baktereve të dëmshme.
Karota Ngrënia e karotës së papërpunuar është shumë efektive në zbardhjen e dhëmbëve. Efekti do jetë mahnitës.
Djathi Acidi laktik që gjendet tek djathi do të ndihmojë në mbrojtjen e dhëmbëve kundër prishjes./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment