Çaji i dafinës, alternativa numër 1 kur ju mundon kolla dhe gripi!

Çaji i dafinës funksionon shumë mirë sidomos në rastet kur ju mundon kolla dhe gripi. Provojeni për disa ditë rresht deri sa të përmirësohet gjendja juaj shëndetësore.

Për të përgatitur çajin e dafinës në kushtet e shtëpisë nevojiten:

  • 4-5 gjethe të thata dafine
  • 1 shkop kanelle
  • 1 litër ujë
  • mjaltë

Udhëzime: 

  • Ziejini gjethet e dafinës dhe kanellës për 20 minuta.
  • Lëreni të ftohet dhe ëmbëlsojeni duke shtuar një lugë çaji mjaltë në filxhan përpara se ta pini.

Pse funksionon? 

Vlerat shëndetësore të çajit të dafinave përfshijnë: aftësinë për të pastruar organizmin, ngadalësuar plakjen, përshpejtuar shërimin e plagëve.

Image result for laurel tea

Gjethet e dafinës kanë një ndikim të fortë në sistemin tretës duke nxitur urinimin dhe si rrjedhojë duke ulur nivelin e toksinave në trup. Dafina stimulon të vjellat në rastet se mund të jeni helmuar nga ushqimi. Përmbajtjet organike të gjetheve të dafinës ndihmojnë me tretjen dhe qetësojnë stomakun apo zorrët e trazuara. Nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin e flokëve dhe të hiqni zbokthin atëherë përdorni gjethe dafine.

Mos harroni se gjethet e dafinës  ju ndihmojnë të qetësoheni edhe në momentet më stresuese. Ato kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Konsumimi i rregullt i gjetheve ul gjasat e shfaqjes së episodeve diabetike./neps.al 

Lini një koment