Sugjerojmë:

Si ta kuptosh kur një pulë në supermarket është e prishur

Pula është një nga ushqimet me të cilat helmohesh lehtë.

Por, si ta kuptoni ju që një pulë e papërgatitur është e prishur?

Ja disa pika që duhet të keni parasysh: 

  • Kontrolloni datën e skadencës. Ky është një kontroll që duhet ta keni vath në vesh, për të gjitha ushqimet. Asnjëherë mos blini produkte pa kontrolluar datën e skadimit. Nëse ka kaluar data, mishi është i dëmshëm.
  • Një mënyrë tjetër për të parë nëse mishi i pulës është prishur, është përdorimi i shqisave tuaja. Një pulë e freskët nuk ka erë të keqe dhe as ngjyrë të çuditshme. Kur mishi i pulës është i prishur aroma e tij është e thartë, ndërsa ngjyra ndryshon nga roza në gri.
  • Gjithashtu, nëse lëkura e pulës ka një lëng si ngjitës, mishi është prishur.

Related image

Tani e mësuat, herës tjetër që do të blini një pulë, kini parasysh pikat e sipërpermendura!

Lini një koment