Ngrohja dhe ringrohja e ushqimeve në mikrovalë bën që aroma e tyre të mbetet në muret e furrës së saj. Me disa metoda të thjeshta natyrale ju mund t’i largoni këto aroma të pakëndshme.
Si? fare thjeshtë.
Do t’ju duhen:
tas që futet në mikrovalë
limon
leckë për pastrim
Hapi 1 Prisni limonin në feta të holla, më pas vendosini fetat në një tas me ujë.
Hapi 2 Futeni tasin me ujë dhe limona në mikrovalë dhe lëreni të nxehet për 2-3 minuta. Pasi të stakohet mikrovala, lëreni edhe për 2-3 minuta të tjera. Avulli i ujit me limon do të ndihmojë në shpërbërjen e aromave që kanë ngecur në muret e mikrovalës.
Hapi 3 Hiqni tasin nga mikrovala dhe me leckën pastroni mbetjet e ushqimit. Do ta keni më të lehtë për shkak të avujve të krijuar aty.
Hapi 4 Hiqni pjatën që ka vetë mikrovala, shpëlajeni me ujin me limon dhe pastaj fërkojeni mirë.
Hapi 5 Vendosni tasin e mikrovalës në vend dhe lamtumirë aromave të pakëndshme!
Mbrëmjet me miq të shumtë në shtëpi janë gjithnjë një kënaqësi e madhe falë argëtimit e kujtimeve që mbeten, veçanërisht kur ka humor e biseda të këndshme. Por organizimi i saj mund të kthehet në një mundim të jashtëzakonshëm...
Për të përgatitur bazën, përzieni 50 g miell me 50 g ujë të vakët në një kavanoz ose, akoma më mirë, një enë plastike. Sigurohuni që i gjithë mielli të jetë përfshirë dhe lëreni gjysmë të pambuluar në temperaturën...
Të kanë tepruar dy feta picë nga një natë më parë dhe po gëzon sepse sapo kuptove që e ke mëngjesin gati. Ajo që duhet është vetëm t’i ngohësh shpejt e shpejt… po si? Në mikrovalë brumi bëhet si...
Lini një koment