Pra, si mund të të ndihmojë domatja për një lëkurë të pastër?
Hapi nr.1
Merrni një domate, lajeni mirë dhe e prisni përgjysmë.
Hapi nr.2
I shtoni 1 lugë gjelle sheqer tek gjysma e saj. Fërkojeni në fytyrë.
Hapi nr.3
Më pas i shtoni domates, 1 lugë gjelle mjaltë dhe masazhojeni butësisht në fytyrë.
Hapi nr.4
Në fund bashkoni 2 lugë gjelle qumësht dhe 1 lugë gjelle lëng domateje. Aplikojeni me një pambuk në fytyrë.

Rezultati? Një lëkurë pa qeliza të vdekura, me shkëlqim, të butë dhe të pastër. E kush nuk e do një fytyrë të tillë apo jo, vetëm me ndihmën e një domateje!/neps.al
Lini një koment