Depozitimi i disa kileve në zonën e barkut, jo vetëm që ju ul vetëvlerësimin, por njëkohësisht rrit rrezikun e të prekurit nga diabeti, kanceri, sëmundjet e zemrës etj.
Sot, këtu në Neps.al ju rendisim 5 teknika efektive të masazhit, që do ju ndihmojë t’i thoni lamtumirë dhjamit!
Stimuloni qarkullimin e gjakut në bark
Me duar masazhoni për 2-3 minuta barkun tuaj.
Shpëtoni nga fryrja
- Gjeni pikën që ndodhet 4 gishta mbi kërthizën tuaj.
- Masazhojeni këtë pikë për 2-3 minuta në drejtim të akrepave të orës dhe për të njëjtën sasi të kohës në anën e kundërt.
Bëni belin më të hollë
- Vendosni të dy duart në të dyja anët e barkut me pëllëmbët përballë njëri-tjetrit.
- Shtyjini duart drejt njëri-tjetrit teksa shtrëngoni barkun mes tyre.
- Bëjeni këtë 3-5 herë.
- Pastaj kapni barkun me të dy duart dhe shtrëngoni stomakun.
- Bëjeni këtë për 10-15 sekonda.
Largoni anësoret
Krijoni me duart tuaja disa “pinca” të vogla dhe tundini lart-poshtë. Bëjeni këtë për 2-3 minuta.
Bëni masazhin kinez
- Vendosni njërën dorë tek kërthiza.
- Duke përdorur presion të fortë, përdorni 2 gishtat e dorës tjetër për të masazhuar barkun në qarqe të vogla. Zgjeroni gradualisht qarqet, duke u larguar nga kërthiza juaj.
- Bëjeni masazhin për 2 minuta./neps.al
Lini një koment