Receta e bukës së gatuar me djathë e hudhra do ju shijojë kaq shumë!
100 ml qumësht
1 pako maja e thatë
1 lugë çaji sheqer
1 lugë gjelle gjalpë
1 vezë
240 gram miell
Kripë
Për mbushjen: 1 lugë gjelle gjalpë
1 tufë majdanoz i grirë imët
½ lugë kafe piper i kuq
150 gram djathë picash
1.Në një tas vendosim qumështin e vakët dhe shtojmë në të majanë e thatë, gjalpë ambienti, një kokërr vezë. I përziejmë mirë me një tel dhe shtojmë miellin duke e trazuar mirë me një lugë druri, shtojmë kripën dhe e mbulojmë për 20 minuta.
2Ndërkohë në një tas të vogël vendosim gjalpin në temperaturë ambienti, kripë, dy thelpinj hudhra të grira, majdanozin të grirë shumë imët, një lugë vaj, piperin e kuq, i përziejmë me një pirun dhe e lëmë mënjanë. Djathin e grijmë në rende nga pjesa më e trashë.
3.Në tavolinën e punës spërkasim pak miell dhe vendosim brumin duke i mbledhur anët lehtë me majën e gishtave pasi brumi është shumë i butë.
4.Vendosim një lugë gjelle vaj në pëllëmbën e dorës dhe i lyejmë mirë të dyja pëllëmbët me vaj dhe hapim me duar brumin në formën e një drejtkëndori me trashësi pete 2-3 milimetra.
5.Pasi e keni hapur petën mbusheni me masën e përgatitur. E palosni përgjysmë dhe i shtoni më pas djathin e grirë imët.
6.Më pas e palosni sërish duke e bërë role. E prisni në copa të vogla dhe i radhisni njëra pas tjetrës në një tepsi të vogël rrumbullake.
7.E fusni në furrë për 35 minuta ose derisa të piqet në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment