Maska natyrale me 3 përbërës që do të sjellë në terezi flokët tuaj të dëmtuar!
Neps.al ju sjell sot recetën e një maskë ushqyese, shumë e përshtatshme për muajin tetor kur dhe temperaturat priten të kenë një rënie. Kjo maskë kur përthithet nga floku, e rigjeneron atë dhe e ushqen. Madje përmirëson edhe majat e dëmtuara.
Çfarë ju duhet:
½ gotë vaj ulliri
2 te verdha veze
3 lugë gjelle lëng limoni
Udhëzime:
I përzieni të gjithë përbërësit në një enë.
Me anë të një shisheje spruco, njomni pak flokët tuaja.
Më pas aplikoni maskën në të gjithë gjatësinë e flokut. Nëse keni shumë flokë dhe të gjatë aëherë shtoni sasinë e përbërësve.
E lini maskën të veprojë për 1 orë dhe më pas e shpëlani flokun me ujë të bollshëm si zakonisht.
Rezultatet e maskës do ti vini re shumë shpejt, kur floku juaj të ketë volum, shkëlqim dhe jetë./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment