Domate turshi. Më të shijshmet që keni ngrënë ndonjëherë!

Domate turshi. Më të shijshmet që keni ngrënë ndonjëherë!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 25 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Këto janë padyshim turshitë më të veçanta që keni ngrënë ndonjëherë. Hidhini një sy recetës të shpejguar thjesht dhe hap pas hapi....

Ingredientët

  • 4 kg domate ( të mëdha dhe gjysmë të pjekura)
  • 3 lakra me madhësi mesatare
  • 3 tufa majdanoz
  • 2 lugë gjelle kripë e zakonshme gjelle
  • 1 kg karota të grira imët në rende

Udhëzimet

1

Merrni një tepsi të madhe dhe shtoni në të lakrën e grirë imët me thikë.

2

Shtoni gjithashtu majdanozin e grirë imët, karotat dhe kripën. Shtypeni mirë me dorë lakrën dhe i përzieni me dorë të gjitha bashkë.

3

Merrni domatet e lara, u hiqi kokën dhe tulin. Tulin e prisni në copa të vogla dhe ia shtoni lakrës.

4

Tani merrni një kovë a një enë të madhe dhe vendosni në fillim një shtresë me lakër.

5

Filloni e vendosni me radhë domatet e mbushura me lakër. Domatet i mbyllni me kapakun e tyre.

6

Pas çdo shtrese me domate, vendosni një shtresë me lakër. Këtë të fundit ngjesheni mirë me dorë në mënyrë që të mos marrë ajër.

7

Kështu veproni deri në fund dhe në fund e mbyllni me një tjetër shtresë lakër. I vendosni kapakun kovës apo enës (kjo varet nga sasia që do të përgatisësh).

8

Enën e mbështillni me një plasmas dhe e ruani deri në 2 javë në një vend të ftohtë (në ballkon, në oborr, por edhe në frigorifer).

9

Pas 2 javësh mund t'i konsumoni normalisht duke i servirur në pjatë me pak vaj ulliri sipër.

Shënime

Mos harroni t'i kontrolloni turshitë herë pas here gjatë 2 javëve të fermentimit dhe të pastroni shtresën e sipërme të lakrës e cila mund të myket.

Lini një koment