Si të pastrojmë frigoriferin ashtu siç duhet në vetëm 4 hapa
Askush nuk do t’i ruajë gjërat në një frigorifer të pistë apo jo? Pastrimi i kësaj elektroshtëpiakeje për hir të së vërtetës duhet bërë më shpesh.
Rëndësi të madhe kanë edhe detergjentët që ne përdorim për të pastruar frigoriferin. Shumica prej tyre janë plot me kimikate, që avgravojnë më tepër shëndetin tonë.
Hapi i parë Zbrazni frigoriferin. Hiqni çdo ushqim apo pjatë nga frigoriferi, kontrolloni gjendjen e ushqimeve tuaja dhe hidhni ato që s’janë më të përshtatshme për t’i konsumuar.
Hapi i dytë Pastroni çdo aksesor që mund të hiqet. Përdorni ujë, sapun dhe një sfungjer të butë për mos t’i gërvishtur paisjet e frigoriferit.
Hapi i tretë Përdorni një peshqir të pastër apo një letër me mikrofibër për të pastruar cepat e frigoriferit. Aty mund të gjenden male me mikrobe dhe copëza ushqimesh.
Hapi i katërt Pastroni të gjithë sipërfaqen e brendshme të frigoriferit me uthull molle. Hidheni uthullën në një shishe spray dhe sprucojeni në të gjithë pjesën e brendshme. Uthulla e mollës është perfekte pasi vret mikrobet të tilla si bakteret apo mola. Gjithashtu ajo nuk është toksike dhe nuk dëmton shëndetin tonë.
Uthulla thahet shpejt dhe nuk është nevoja për një leckë tjetër për ta fshirë. Mos harroni të pastroni dyert e frigoriferit me uthull dhe sidomos dorezën. Kjo e fundit preket në pjesën më të madhe të rasteve me duar të papastra./neps.al
Mbrëmjet me miq të shumtë në shtëpi janë gjithnjë një kënaqësi e madhe falë argëtimit e kujtimeve që mbeten, veçanërisht kur ka humor e biseda të këndshme. Por organizimi i saj mund të kthehet në një mundim të jashtëzakonshëm...
Për të përgatitur bazën, përzieni 50 g miell me 50 g ujë të vakët në një kavanoz ose, akoma më mirë, një enë plastike. Sigurohuni që i gjithë mielli të jetë përfshirë dhe lëreni gjysmë të pambuluar në temperaturën...
Të kanë tepruar dy feta picë nga një natë më parë dhe po gëzon sepse sapo kuptove që e ke mëngjesin gati. Ajo që duhet është vetëm t’i ngohësh shpejt e shpejt… po si? Në mikrovalë brumi bëhet si...
Lini një koment