Mjafton të dini disa truke të thjeshta dhe mund t’i jepni zgjidhje problemeve që ju kanë munduar në kuzhinë.
Për shembull, si ta shpëtoni avokadon që të mos vyshket pasi e keni ndarë përgjysmë?
Një avokado nuk do të marrë ngjyrë kafe, nëse e spërkasni sipër me uthull molle dhe nëse poshtë i vendosni 1 qepë të grirë imët.
Që buka të “jetojë” më gjatë?
Një bukë do të qendrojë e freskët për një kohë më të gjatë, nëse në vendin ku e mbani atë do të vendosni edhe një mollë.
Si ta bëni biftekun më të butë gjatë pjekjes?
Për ta arritur diçka të tillë mjafton që kur e marinoni biftekun me kripë e piper t’i shtoni edhe pak majonezë. Kjo do ta bëjë më të shijshme e njëkohësisht më të butë mishin./neps.al
Lini një koment