Në kërkim të: Koktejlit më të mirë në Tiranë! 

Ka një arsye përse jemi të gjithë ndjekës të Neps.al: Na pëlqen ushqimi i mirë, apo jo?!
Por përveçse ta gatuajmë atë me recetat që stafi ynë sjell çdo ditë, përse të mos braktisim herë pas here tenxheret e tiganët dhe ta shijojmë diku tjetër një ushqim të shijshëm, të përgatitur nga profesionistët e vërtetë?

Ndaj Neps.al, çdo javë do të jetë në kërkim të ushqimeve më të mira në Tiranën tonë të dashur, në një guidë për të provuar çdo gjë të shijshme që kryeqyteti ka për të na ofruar!

Sot jemi në kërkim të…. Koktejlit më të mirë në Tiranë!

Colonial Tirana 

Është vendi i parë që të shkon ndërmend sa herë që do të shijosh një koktejl. Tek “Colonial” ke mundësi t’i shijosh të ëmbla ose të athta. Ato shërbehen në disa gota shumë të veçanta, aq sa asnjëherë nuk të qëllojnë njësoj. Koktejlet krijohen nga kombinimi i më shumë se 900 pijeve alkoolike ose jo, që gjenden në banak.

Sugjerimi ynë? Provo një  “Diaiquiri francez”. Ky koktejl përmban rum, lëng lime dhe ëmbëlsohet me fruta të ndryshme.

Një informacion i thjeshtë: Daquiri është pjesë e familjes së koktejleve përbërësit bazë të së cilës janë rumi, lëngu i qitros ose i limes dhe ëmbëlsues të tjerë. Prandaj këtë emër mund ta ndeshni në shumë koktejle, por kjo nuk do të thotë që shija e tyre është e njëjtë. 

Muma Bistro Bar

Mojiton e famshëm ka vetëm një vend ku duhet ta provoni: Tek “Muma Bistro Bar”.

Por jo vetëm Mojiton. Në këtë hapsirë ju do të gjeni aq shumë shije koktejlesh sa do e keni të pamundur të vendosni. Asnjëra nuk i ngjan tjetrës, por të gjitha kanë një të përbashkët: Ju japin një ndjesi freskie!

Kino Tirana 

I keni provuar ndonjëherë koktejlet e Kinos?

Ky koktejl pink është një homazh për Florodora Sextette. Ajo ishte një ndër 6 vajzat e bukura që humbi jetën tragjikisht teksa kërcente në vitin 1990 si pjesë e një musical në qytetin e New York-ut. Sa të shkosh deri në NYC, provoje tek Kino!

Çoko Bistro Bar 

Je për ndonjë koktejl me Bacardi sot?

Tek ky koktejl do të gjesh një shije të freskët, të thartë dhe gjysmë të ëmbël. Tani e di se duhet të drejtohesh për ta provuar: Tek Çoko!

Capriccio Bar 

Caipiroska është një kokteil që e ka origjinën nga Brazili me ndryshimin që përbërësit janë frutat e stinës si pjeshkë, banane dhe luleshtrydhe. Provoni versionin unik të “Bar Capriccio”.

Dhe nëse jeni shumë të etur nga vapa e madhe e këtyre ditëve, Neps sugjeron koktejlet e ftohta me shumë akull.

Nouvelle Vague Tirana

Provo “Nouvelle Tales”!

Brenda një gote do të ndiesh shijen e whiskeyt, qershisë, lëngut të limonit, por edhe disa përbërësve të tjerë që në fund do të të bëjnë të thuash: Oh sa e mirë!

Por edhe sikur të provosh “Aromatique” ne të Neps.al nuk ka ngelet aspak hatri.

Ky koktejl është një përzierje fantastike e rumit, xhinxherit, borzilokut, lëngut të limes dhe shurupit të thjeshtë./neps.al 

Lini një koment