Misra të pjekur me djathë kaçkavall. Shije e paparë!

Misra të pjekur me djathë kaçkavall. Shije e paparë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Recetë aspak e zakonshme, por më besoni: Me një shije të jashtëzakonshme! Duhet ta provoni...

Ingredientët

  • 4 misra
  • ½ filxhan me majonezë
  • 1 thelpi hudhër
  • 2 lime
  • 150 djathë kaçkavall i grirë
  • 1 lugë kafe spec i kuq pluhur
  • disa gjethe cilantro
  • Kripë

Udhëzimet

1

Qëroni mirë misrat nga lëvorja.

2

Në një tigan të nxehur vendosni misrat dhe i rrotulloni nga të gjitha anët derisa të piqen disi. I lini deri në 5 minuta.

3

Në një enë përzieni majonezën, djathin, kripën, pak spec të kuq pluhur.

4

Shtoni hudhrën e grirë imët, lëkurën e një lime dhe shtrydhni lëngun e të dyjave.

5

E përzieni mirë masën.

6

Tani merrni me rradhë misrat dhe i lyeni me masën që përgatitët.

7

I servirni në një pjatë. I shtoni sipër djathin kaçkavall të mbetur dhe gjethet e cilantros.

8

Ju bëftë mirë!

Lini një koment