Sugjerojmë:

9 super ushqimet që ngadalësojnë plakjen tek gratë

Thuhet se gratë nuk duhet t’i pyesësh për moshën. Por a e dini sesa mirë ndihen gratë kur ju thoni me hamendje moshën e tyre dhe gaboni? Kjo pasi në shumicën e rasteve i bëni të ndiheni më të vogla dhe jo më të mëdha (pra kjo është diçka e mirë).

Një kontribut të rëndësishëm në mos-plakjen e parakohshme të grave luan padyshim ushqimi. 8 prej tyre kanë aftësinë të ngadalësojnë plakjen dhe sigurojnë një rini për t’u patur zili.

Për të pasur një lëkurë të bukur, çdo grua duhet t’i bëjë këto ushqime pjesë të dietës së saj: 

  • Manaferrat- Janë të pasura me antioksidantë
  • Brokoli, spinaqi, lakra- Janë të pasura me fibra
  • Vera e kuqe- Ka veti antiplakje
  • Fasulet- Kanë shumë fibra dhe luftojnë shenjat e moshës
  • Xhinxheri- Ka veti anti-inflamatore, lufton artritin
  • Çaji jeshil- Ndihmon për një lëkurë me shkëlqim dhe për të humbur në peshë
  • Salmoni- Është i shkëlqyer pasi rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe redukton rrezikun e atakut kardiak
  • Patatet e ëmbla, karotat, kungulli- Këto perime me ngjyrë portokalli, përmbajnë betakaroten që është shumë e mirë për shikimin.
  • Domatet- Nuk ka rëndësi nëse i hani të gatuara apo nëpër sallata. Domatja ka veti të forta anti-plakje për shkak të përmbatjes së likopenit./neps.al 

Lini një koment