9 gjërat që vazhdoni t’i bëni gabim përditë

Ndonjëherë njerëzit mendojnë se ata mund ta parashikojnë kur ndihen të rrezikuar. Në fakt nuk ndodh gjithnjë kështu. Jo të gjitha mund t’i mendojmë, sidomos disa veprime që ne bëjmë përditë dhe mendojmë se janë të padëmshme.

Ja 9 prej tyre:

1.Përdorimi i shisheve plastike 

Mikroplastikat mund të gjenden në një numër të madh shishesh plastike. Këto mikroplastikë po kërcënojnë shëndetin e njeriut. Përbërësit që gjenden në shishet plastike mund të ulin pjellorinë, të rrisin yndyrën e trupit, të kenë një ndikim negativ në sistemin nervor dhe imunitar, të ndikojnë në zhvillimin e organeve gjenitale mashkullore, të inkurajojnë mbipeshën tek fëmijët dhe rrisin shanset për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Këto shishe janë edhe më të dëmshme për fëmijët.

2.Rrobat e shpeshta në pastrim kimik 

Shumë kimikate të rrezikshme përdoren kur pastrohen rrobat dhe disa mund të ngjiten në pëlhurë. Kur thithni këto kimikate, ekziston mundësia që të keni irritime të frymëmarrjes dhe syve, dhimbje koke, marrje mendsh dhe probleme të shikimit.

3.Mbani tështimën 

Asnjëherë nuk duhet ta mbani tështimën.Në të kundërt, rrezikoni të keni probleme me veshët, hundët dhe sytë për shkak të presionit të madh.

4.Përdorni parfume plot kimikate 

Shumë parfume janë plot me përbërës toksikë që kompanitë i mbajnë sekret. Këto përbërës vijnë nga nafta dhe mund të shkaktojnë probleme të frymëmarrjes dhe të hormoneve, të përziera dhe të vjella. Në rastin më të keq, njerëzit  mund të vuajnë nga helmimi me parfum dhe deri në kancer.

5.I shtypni aknet 

Ekziston një zonë e fytyrës e njohur si “trekëndëshi i vdekjes”, e cila ka një lidhje të drejtpërdrejtë me trurin. Nëse shkaktoni një infeksion atje duke provuar të shtrydhni puçrrat, ajo lehtësisht  mund të arrijë në sistemin nervor dhe të shkaktojë komplikime me shikimin, paralizë , meningjit dhe deri në raste fatale.

6.Përdorni produkte kozmetike me përbërës sintetikë 

Këto përbërës mund të grumbullohen në trupin tuaj me kalimin e kohës dhe të shkaktojnë acarim të lëkurës dhe madje edhe kancer.

7.Nuk i ndërroni shpesh këllufët e jastëkut tuaj 

Çdo natë që flini, jastëku juaj thith lëkurën, flokët dhe vajin e trupit tuaj. Nëse nuk keni higjienën e duhur, jastëku juaj mund të jetë shkaktari kryesor i shfaqjes së alergjisë.

8.Heqja e qimeve nga hunda juaj 

Këputja e qimeve nga hunda juaj mund të shkaktojë acarim dhe inflamacion të lëkurës. Ju  gjithashtu do ta bëni sistemin tuaj imunitar më të dobët dhe mund t’i shkaktoni vetes infeksione të rënda.

9.Konsumoni vakte të para-paketuara 

Ushqimi i para-paketuar ka shumë më pak lëndë ushqyese sesa ushqimi i freskët. Shumë nga këto produkte të gatshme prodhojnë lëndë kancerogjene sepse gatuhen në temperatura të larta. Këto vakte gjithashtu kanë tendencë të kenë substanca që mund të rrisin rrezikun tuaj ndaj diabetit./neps.al

Lini një koment