Sugjerojmë:

8 problemet shëndetësore që shkaktojnë erën e keqe të gojës

Një shije e keqe në gojën tuaj ndonjëherë mund të tregojë edhe një problem serioz nga i cili vuani. Prandaj t’i kushtoni rëndësinë e duhur, është gjëja më e mirë që mund të bëni në raste të tilla.

Më poshtë Neps ju rendit arsyet kryesore pse goja mund të mbajë erë të keqe, pavarësisht se ju e lani vazhdimisht:

Ke një infeksion dhëmbi
Në momentin që keni një infeksion dhëmbi, sistemi imunitar është i ulët, prandaj bakteret sulmojnë “dhunshëm” higjienën e gojës suaj.

Mund të jeni shtatzënë
Gratë shtatzënë zakonisht ankohen për një shije metalike në gojën e tyre. Kjo ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale që trupi pëson kur ju jeni gati për të sjellë një jetë të re.

Mund të keni nevojë për më shumë zink
Nëse keni defiçensë zinku në trup, do të përjetoni një shije të çuditshme në gojën tuaj.

Mund të jeni ftohur
Në këtë rast era e keqe e gojës shkaktohet nga bakteret që kanë sjellë të ftohurën tuaj.

Mund të jetë nga diabeti
Nëse trupi juaj ka vështirësi në rregullimin e sheqerit në gjak, mund të përjetoni një shije të çuditshme të ëmbël në gojën tuaj. Hulumtimet tregojnë se arsyeja për këtë është sëmundja e diabetit.

Arsye të tjera mund të jenë:

  • Niveli i stresit tek ju mund të jetë shumë i lartë.
  • Erën e keqe jua shkaktojnë ilaçet që jeni duke marrë.
  • Higjiena juaj orale ka nevojë për përmirësim./neps.al 

Lini një koment