7 super ushqimet që fshihen diku në kuzhinën tuaj

Ndoshta mund të çuditeni, por nëse kontrolloni shtëpinë tuaj në këto momente do të gjeni me të vërtetë disa super ushqime. Po, po. Nuk është e thënë të lodheni në treg për t’i gjetur ato.

Neps.al do ju rendisë më poshtë një listë të këtyre ushqimeve, që do ju sigurojnë rrugën tuaj drejt shëndetit të mirë: 

Bëjeni portokallin aleatin tuaj kundër rrudhave
Portokallët janë të mbushur me vitaminë C, një antioksidant që ndihmon në luftimin e dëmtimit të lëkurës dhe zvogëlimin e rrudhave. Ata e ndihmojnë planin tuaj për humbje peshe, sepse ngrënia e tyre ju ndihmon të hani më pak.

 Hani banane për shëndetin e dhëmbëve tuaja
Bananet zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të problemeve me zemrën përderisa ato janë një burim i madh i kaliumit. Së fundmi, ato mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë për shkak të përmbajtjes së tyre të fibrave, të cilat do të pastrojnë trupin tuaj dhe do t’ju bëjnë të ndiheni më të ngopur.

Hani një lugë kos për të rritur aktivitetin e trurit
Kosi siguron kalcium, i cili është çelësi për ruajtjen e kockave të shëndetshme. Është i mbushur me proteina, thelbësore për strukturën tuaj të muskujve dhe funksionimin e trurit. Është gjithashtu një burim i mirë i vitaminës D që kohët e fundit është treguar se është një nga frenuesit më të fuqishëm të rritjes së qelizave të kancerit.

Përdorni perimet e fermentuara për një humor më të mirë
Ato janë një nga burimet më të mira të probiotikëve që mund të gjeni. Perimet e fermentuara janë të mbushura me baktere të shëndetshme që rifreskojnë florën tuaj të zorrëve. Kjo është më e rëndësishme sesa mund të mendoni, sepse jo vetëm që bakteret e zorrëve ndihmojnë në sistemin tuaj të tretjes, por edhe krijon 95% të sasisë së serotoninës që ju nevojitet. Serotonina është një neurokimik që ndikon në humor, tretje madje edhe në gjumin tuaj.

Shpëtoni nga shqetësimet e tretjes duke konsumuar lakër
Lakra është e ngarkuar me fibra e cila rregullon lëvizjet tuaja të zorrëve dhe ul kolesterolin. Lakra gjithashtu ndihmon në rregullimin e qarkullimit tuaj të gjakut, sepse ajo siguron pothuajse të gjithë sasinë tuaj të përditshme të vitaminës K.

Hani vezë për shëndetin e syve
Vezët janë një burim i mirë i proteinave, veçanërisht nëse nuk e konsumoni mishin. Ato janë të mbushura me choline, një substancë që mbështet strukturën e trurit dhe zhvillimin e tij gjë që i bën ato një super-ushqim. Ato janë thelbësore për gratë shtatzëna. Plus, ato ofrojnë lutein dhe Zeaxanthin, antioksidantë që ruajnë shëndetin tuaj të syrit.

Mbajeni sensin e humorit me anë të mjaltit
Mjalti përmban antioksidantë që janë të lidhura me zvogëlimin e presionit të gjakut. Vetitë antibakteriale do t’i japin një nxitje sistemit tuaj imunitar, duke ju bërë më të fortë kundër viruseve dhe baktereve. Përveç kësaj, është një burim i polifenolit, një kimik organik që ndihmon në frenimin dhe luftën kundër depresionit./neps.al

 

Lini një koment