7 fjalë që duhet të dish nëse të qëllon të hash në një restorant të vërtetë meksikan
Kuzhinë do të thotë kulturë. Dhe ta përgjithësosh një panoramë kulinare vetëm me disa pjata ose ta limitosh me kufij gjeografikë është e gabuar.
Por të qëndrojmë pak tek kuzhina meksikane. Si duhet ngrënë në mënyrë korrekte një tostada apo taco? Si fillim, duhet të mësojmë fjalorin bazë të kësaj kuzhine. Një konstante e saj? Speci djegës i kuq, në të gjitha variantet e tij. Për të pasur një ide, ja 7 fjalë të kësaj kuzhine për të ditur se si të hani me shije.
Adobo
Një salcë me bazë specash të ndryshme e përdorur për të marrinuar dhe për të dhënë një shije të fortë pikante.
Ceviche
Pjatë peshku ose frutash deti me një salcë me bazë qepësh, domatesh, limoni, rigoni e korianderi.
Enchipotlado
Pjatë e gatuar me speca djegës chipotle.
Mole
Salcë me bazë tipesh të ndryshme specash, fruta, arra, çokollatë e erëza. Në Meksikë gjenden pafund moles: poblano, veracruzana ose Oaxaca…
Quesadilla
Tortilla prej misri ose mielli gruri të mbushura me djathë, të gatuara në tigan ose në skarë apo të skuqura.
Tostada
Tortilla prej misri të pjekura në tigan, skarë ose të skuqura.
Zarandeado
Kjo pjatë e ka origjinën nga ishulli i Mexcaltitan. Përgatitet me Pagro, një peshk me lëkurë lehtësisht të yndyrshme që tymoset me dru palme pasi është marinuar me speca djegës, lime e salcë soje. Shoqërohet me feta qepësh, domate, kastraveca e tortillas të sapobëra.
Zbuloni origjinat e ngatërruara të pjatave gjatë shekujve dhe kontinenteve. Gjurmimi i origjinës së ushqimit është një çështje komplekse dhe shpesh e debatueshme. Për shembull, ndërsa disa pretendojnë se bageli i parë është bërë në Krakov, Poloni, në vitin...
Ngrohni 2 lugë gjelle vaj në një tigan mbi nxehtësinë mesatare dhe skuqni qepën butësisht për 10-12 minuta. Shtoni hudhrat dhe specin djegës dhe gatuajeni për 1 min. Hidhni domatet dhe sheqerin dhe i kriposni sipas shijes. Ziejini...
Ngrohni furrën në 200C. Në një sipërfaqe të lyer pak me miell, hapeni brumin në pak më të vogël se një drejtkëndësh A4. Rrëshqiteni në një tepsi, lyejeni me vezën e rrahur dhe gatuajeni për 20 minuta ose derisa...
Lini një koment