Sugjerojmë:

7 arsye pse duhet të konsumoni vezë çdo ditë!

Vezët mbartin vlera të jashtëzakonshme ushqyese për shëndetin e njeriut. Sipas studimeve ato bëjnë pjesë në listën e 10 ushqimeve më të rëndësishme për organizmin.

Vezët ofrojnë proteina të plota, një vezë përmban 9 amino acidet thelbësore që përbëjnë shtyllat kryesore të proteinës.

Veza përmban 6 gramë proteinë dhe gjysma e saj gjendet tek e bardha e vezës.

Një vezë e vetme ofron proteinë cilësore, por edhe vitamina e minerale të dobishme, këtu përfshihen seleniumi, fosfori, vitamina B12 dhe antioksidantët, të cilët i mbajnë qelizat të shëndetshme.

Vezët gjithashtu ulin trigliceridet (niveli i tyre duhet të jetë i ulët për një shëndet të mirë).

Studimet tregojnë se një vezë në ditë ul rrezikun e ishemisë. Njerëzit që hanë një vezë në ditë janë 30% më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme si pasojë e ishemisë.

Vezët janë të mira dhe për zemrën. Njerëzit që hanë vezë rregullisht janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Vezët të ngopin. Përllogaritjet shkencore tregojnë se personat që hanë një vezë në mëngjes marrin 130 kalori më pak në drekë.

Vezët ndikojnë dhe në shëndetin e syve. Antioksidantët tek veza mbrojnë shëndetin e syve dhe parandalojmë sëmundjet e ndryshme.

Studimet tregojnë se një vezë në ditë ul rrezikun e ishemisë. Sipas një studimi njerëzit që hanë një vezë në ditë janë 30% më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme si pasojë e ishemisë.

Vezët përmbajnë vitamin D e cila mirëmban shëndetin e trurit dhe komunikimin mes qelizave nervore.

 

Lini një koment