Sugjerojmë:

6 ushqimet që ju ndihmojnë të luftoni konstipacionin

Amerikanët shpenzojnë më shumë se 250 milion dollarë në vit për ilaçe për një problem aq të zakonshëm sa kapsllëku. Edhe pse mund të jetë zhgënjyese dhe e dhimbshme, në shumicën e rasteve ndodh sepse nuk hani mjaftueshëm fibra, ose jeni të dehidratuar.

Edhe pse shpresojmë që kurrë të mos vuani nga kapsllëku,  ne duam t’ju tregojmë për 6 mënyra të shpejta, me të cilat mund të filloni të vizitoni përsëri me kënaqësi tualetin tuaj.

Pini çaj me mjaltë dhe limon 

6 Quick Ways to End Your Constipation

Bëni një çaj duke shtuar mjaltë dhe limon në ujë. Mjalti është një qetësues dhe gjithashtu ndihmon për të zvogëluar thartirën e çajit të shkaktuar nga limoni. Limoni vepron si një stimulues natyral për sistemin e tretjes dhe ndihmon në largimin e toksinave nga trupi.

Pini shumë ujë

6 Quick Ways to End Your Constipation

Burrat duhet të pinë të paktën 3.7 litra ujë dhe gratë 2.7 litra në ditë. Kjo për shkak se jashtëqitja e thatë e fortë është shkaku më i zakonshëm i kapsllëkut dhe pirja e mjaftueshme e ujit do ta mbajë trupin të hidratuar siç duhet dhe do ta bëjë të lehtë kalimin e jashtëqitjes. Uji dhe lëngjet e frutave janë më të mirat për të luftuar kapsllëkun. Lëngjet e dardhës dhe mollës janë laksativë të butë natyral.

Shmangni pijet me kafeinë dhe sodë pasi ato janë diuretikë dhe në vend që të hidratojnë trupin tuaj, ata në të vërtetë do të shkarkojnë më shumë lëng nga trupi juaj.

Hani ushqime të pasura me fibra 

6 Quick Ways to End Your Constipation

Ushqimi me fibra vepron si një laksativ natyral.  Ju duhet të përfshini të paktën 20-35 gram fibra në dietën tuaj ditore. Burimet ushqimore që janë të pasura me fibra përfshijnë lakrat e Brukselit, mollë, fiq, drithërat dhe fasulet e zeza.

Farërat si kungulli, susami, luledielli ose farat e lirit janë gjithashtu burime të mira të fibrave. Sidoqoftë, mos hani fara liri nëse vuani nga çrregullime të gjakderdhjes, pengesa të zorrëve ose presion të lartë të gjakut. Nënat shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji duhet gjithashtu ta shmangin atë.

Hani kumbulla të thata

6 Quick Ways to End Your Constipation

Jo vetëm që janë janë të pasura me fibra, por ato gjithashtu përmbajnë sorbitol, një sheqer që zbut dhe  lehtëson kapsllëkun në mënyrë natyrale. 100 gram kumbulla kanë 14.7 gram sorbitol.

Të tjera fara 

6 Quick Ways to End Your Constipation

Bimët si farat e lirit dhe kopra kanë një efekt laksues dhe zbutin jashtëqitjen. Hajini ato dhe pini shumë ujë nëse vuani nga kapsllëku.

Përfshi kosin në dietën tënde, por shmang produktet e tjera të bulmetit 

6 Quick Ways to End Your Constipation

Edhe pse këshillohet të qëndroni larg produkteve të qumështit nëse vuani nga kapsllëku, kosi është përjashtimi. Kosi përmban probiotikë  të cilët studimet kanë treguar se ndihmojnë në kalimin më të shpeshtë dhe më pak të dhimbshëm të jashtëqitjes./neps.al 

Lini një koment