Sugjerojmë:

6 rregulla për të rënë në peshë shpejt dhe shëndetshëm

Mjekët thonë se në shumicën e rasteve, për të humbur peshë, mjafton një normalizim diete. Ushqimi i shëndetshëm dhe konsumi i sasisë së nevojshme ditore janë të vlefshme.

Më poshtë gjeni disa rregulla ngrënieje, që do ju bëjnë të bini në peshë shpejt dhe shëndetshëm. Hidhini një sy! 

Fibra
Me konsumin e fibrave normalizohet mikroflora e zorrëve. Frutat dhe perimet pastrojnë traktin gastrointestinal dhe lehtësojnë trupin nga kapsllëku. Ata rrisin ndjeshëm imunitetin dhe aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet.

Kalciumi dhe vitamina D
Produktet e qumështit janë të pasura me kalcium dhe vitaminë D dhe ndihmojnë për të humbur peshë. Ata duhet të përfshihen në dietën e përditshme, por në një sasi të vogël.

 Yndyrna të mira
Peshku i detit është veçanërisht i dobishëm. Ai përmban acide yndyrore Omega-3 dhe jod. Është i nevojshëm për mirëfunksionimin e zemrës dhe tiroideve. Gjithashtu, ju duhet të hani avokado, arra dhe vaj ulliri.

Proteina
Ushqimi me proteina është baza e formimit të muskujve dhe sa më shumë masë muskulore të keni, aq më shumë yndyrë digjet, madje edhe kur pushoni. Ushqimi e pasura me proteina ndihmojnë në humbjen e peshës.

Uji
Uji është pija më e ulët në kalori. Pirja e 6-8 gota ujë në ditë, ju ndihmon në largimin e toksinave dhe jep ndjesinë e ngopjes. Avantazhi kryesor i ujit është që ju bën të ndaloni konsumimin e pijeve të larta në kalori.

Çaji jeshil
Çaji jeshil përmban substanca që ndihmojnë në nxitjen aktive të yndyrave, përshpejton metabolizmin dhe tretjen, e ngop organizmin me mikroelemente, heq radikalët e lirë nga trupi.

What Will Happen to Your Body If You Eat 4 Cashews Every Day

Burimi: Dritare.net 

Lini një koment